Shpërthimi afër një xhamie, dy të vdekur…

“Dy civilë humbën jetën dhe tre të tjerë pësuan lëndime në shpërthim, sipas informacioneve fillestare”, ka deklaruar zëdhënësi nga ministria e Brendshme, Qari Sayed Khosti.

Shpërthimi të dielën ndodhi pranë hyrjes së xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid, transmeton Botapress.

Luftëtarët talebanë nuk pësuan lëndime në sulm, tha zëdhënësi i talebanëve Bilal Karimi për Associated Press.

Ata që u vranë në sulm ishin civilë jashtë portës së xhamisë. Ai nuk dha një shifër për numrin e të vrarëve dhe tha se një hetim ishte duke vazhduar. /Botapress.info/

ngjashme