[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpërthim i fuqishëm vdesin 18 persona



Të paktën 18 persona janë vrarë në një sulm me bombë në një lagje, kryesisht shiite të Kryeqytetit irakian, Baghdad.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të sigurisë irakiane, ku thuhet se një sulmues vetvrasës shpërtheu një kamion në qytetin Sadr, duke synuar një rrugë të zënë të garazheve me makina të përdorura, njofton Klan Kosova.

Të paktën 42 njerëz janë plagosur edhe në shpërthimin e lagjes lindore.

Bagdadi u godit nga një valë shpërthimesh vdekjeprurëse në ditët e para të 2017, ndonëse tashmë incidentet e tilla raportohet se kanë rënë kohëve të fundit.