Shpërthime të mëdha janë dëgjuar pranë Kievit.Këto shpërthime të mëdha janë dëgjuar rreth orës 18:40. koha lokale e hënën në lindje të qendrës së qytetit të Kievit.
Ato ishin shpërthimet më të mëdha të dëgjuara të hënën, shkruan CNN.Ata u pasuan nga sirenat që dilnin në të gjithë qytetin.
Zyrtari i mbrojtjes i SHBA-së: Gati 75% e fuqisë luftarake të grumbulluar ruse është dislokuar në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin ka dislokuar gati 75% të fuqisë luftarake në Ukrainë, tha sot një zyrtar i mbrojtjes amerikane, transmeton Fox News.
Ka “luftime të ashpra” në dhe rreth Kharkiv, dhe Rusia po synon të marrë atë qytet dhe Mariupolin për të “ndarë” pjesën lindore të Ukrainës, tha zyrtari.
Trupat ruse kanë avancuar rreth 3 milje më afër Kievit dhe janë më shumë se 15 milje nga kryeqyteti, tha zyrtari.
Marrja e Kievit është “linja kryesore e përpjekjes” e Rusisë dhe Rusia ende synon të rrethojë qytetin në ditët në vijim, tha zyrtari.
Hapësira ajrore e Ukrainës vazhdon të jetë e kontestuar, me sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase ende të paprekura, të zbatueshme dhe të angazhuara, sipas zyrtarit.
Parlamenti ukrainas: Zelenskyi nënshkruan aplikacionin për anëtarësim në BE
Parlamenti ukrainas ka publikuar një fotografi të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi duke thënë se shpërfaq momentin kur ai ka nënshkruar aplikacionin që bën thirrje për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.
“Ky është moment historik”, është thënë në një postim të publikuar në Twitter.
Më herët gjatë ditës, Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Ukrainës anëtarësimin të menjëhershëm, me procedurë të veçantë.
“Qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se e meritojmë”, ka thënë Zelenskyi në një video-fjalim të shpërndarë në mediat sociale.
1 civil i vdekur dhe 31 të plagosur në bombardimet e fundit në Kharkiv, thotë këshilli i qytetit
Granatimet e fundit të qytetit të Kharkiv kanë lënë të vdekur një grua civile dhe 31 të plagosur, sipas këshillit të qytetit, shkruan CNN transmeton “Bota sot”.
Të plagosurit përbëhen nga 15 ushtarakë dhe 16 civilë, sipas këshillit të qytetit në një deklaratë për shtyp. Gjatë ditëve të fundit, këshilli i qytetit ka regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe gjithsej shtatë të vrarë. Shtatë viktimat përfshijnë dy ushtarakë dhe pesë civilë.
Më shumë sfond: Forcat ukrainase zmbrapsën me sukses një avancim rus të dielën në një fushë ajrore strategjike pranë Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka qenë nën sulm pothuajse të vazhdueshëm.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi dielën për mbajtjen e një seance urgjente të hënën për sulmin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Votimi vë në pah pretendimet e Shtëpisë së Bardhë për unitetin e komunitetit ndërkombëtar në mbështetje të Ukrainës dhe vjen përpara fjalimit të Presidentit amerikan Joe Biden mbi gjendjen në vend të martën.
Rusia vazhdon sulmin ndaj Ukrainës, në prag të fjalimit të presidentit Biden mbi gjendjen e vendit
Ukraina vazhdon të jetë në qendër të një sulmi të paprovokuar nga forcat ruse që po avancojnë drejt kryeqytetit të vendit, Kiev.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë shtuar sanksionet ditët e fundit kundër infrastrukturës financiare të Rusisë, duke vënë në shënjestër dy bankat më të mëdha të vendit VTB dhe Sberbank, që përbëjnë gjysmën e sistemit bankar të vendit.
“Sanksionet e fundit ndaj Rusisë janë në të njëjtin nivel me ato që kemi vendosur ndaj Iranit, duke e përjashtuar atë nga sistemi bankar i komunitetin global. Tani kemi vënë sanksione ndaj 80 për qind të bankave dhe sektorit të tyre financiar. Kjo e bën shumë të vështirë për Presidentin Putin dhe qeverinë ruse, jo vetëm të bëjnë biznes, por edhe të ndihmojnë në financimin e një zgjerimi më të madh të ushtrisë së tyre dhe një zgjerimi më të madh të novacionit në vendin e tyre”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili urdhëroi fillimin e sulmit ndaj Ukrainës të enjten, i dënoi sanksionet dhe urdhëroi “vendosjen në gjendje gatishmërie të lartë të forcave bërthamore”, duke sinjalizuar një përgatitje për lëshimin e tyre.
“Kjo është një luftë e plotë, e padrejtë dhe mendoj se është koha që shumë biznese amerikane të shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Si ish-ministre e financave, e di që kjo është e vështirë, por mendoj se është koha të mendojnë për të shpëtuar reputacionin dhe për të mos bashkëpunuar me një regjim që do të përfundojë në Hagë për të gjitha gjërat që ka bërë dhe po bënë tani në Ukrainë”, tha ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova.
Kjo pason rezistencën e forcave ukrainase, shumë prej të cilëve ishin civilë javën e kaluar, para se të fillonte lufta të ejten, ndaj përpjekjeve të forcave ruse për të marrë nën kontroll kryeqytetin dhe qytete të tjera të mëdha të vendit. Ministria ukrainase e Mbrojtjes publikoi një video të pa verifikuar, që pretendon se tregon se si një sulm me dron shkatërroi një autokolonë ushtarake ruse. Megjithatë, thirrjet për rritjen e presionit ndaj Rusisë po vazhdojnë.
“Ka ardhur koha për të hequr të gjitha institucionet financiare ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave dhe të vendosim sanksione ndaj eksporteve ruse të naftës dhe gazit natyror, të cilat Putini i përdor si mjetin kryesor të mbështetjes financiare. Ne duhet të nxitojmë në dërgimin e armatimeve, që tashmë i kemi njoftuar, në frontin e luftës, përfshirë raketa antitank dhe kundërajrore, snajperë, municione, furnizime me karburant. Kjo duhet të ishte bërë para disa javësh, por më mirë vonë se kurrë. Ukrainasit nuk kanë kohë për të pritur”, tha senatori republikan Tom Cotton.
Në mbarë botën po mbahen protesta në mbështetje të Ukrainës, në të cilat po bëhet thirrje për paqe. Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në Uashington. Presidenti amerikan Joe Biden do të mbajë fjalimin mbi gjendjen e vendit të martën në një seancë të përbashkët të Kongresit, ku pritet të flasë për Ukrainën./VOA