Shpërthen zënka – Kërquki e quan magar Qorollin, njeriun që lakmon një post nga pushteti i VV-së

Gazetari Leonard Kërquki dhe analisti politik Vigan Qorolli janë përplasur përmes rrjetit social Facebook. Shkak i kësaj zënke ishte transmetimi i intervistës së televizionit T7 me të dyshuarin për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, të quajtur Prekë Kodra.

Qorolli akuzoi T7 për joprofesionalizëm dhe e quajti televizion të ndyrë.

Per me kuptu mirefillshem mercenarizmin e nje mediumi skajshmerisht te ndyte dhe funderrinisht joprofesional — e kuptoni sesi e lidh ne transmetim direkt nje person — te cilin sherbimet e intelegjences, vendore e nderkombetare, e kane pikasur si atentatorin ne tentative te Kryeministrit te Kosoves. Ky eshte fundi i lirise se shprehjes dhe llumi i gazetarise!”, ka shkruar Qorolli.

Kësaj deklarate iu përgjigj gazetari i T7. Kërquki e quajti magar Qorollin.

Per keta qyrrollat qe mundohen me bo karriere here me PDK’ne e tash me Vetevendosjen, m’u perbiru ne naj post, po ju them se gazetaret mund ta intervistojne bash kedo. Policia le ta kryn punen e vet edhe ne rastin e Preke Kodres. Meqe paska perdore emotikona me pershkru situaten, qyrrollit mund t’i them vec nji sen: shume bre je magar”, shkroi Kërquki.

Vigan Qorolli disa herë ka synuar postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nëpërmjet mbështetjes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me forcimin e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike, Vigan Qorrolli përmes postimeve të tij në Facebook dhe paraqitjeve në media shprehej pothuajse gjithnjë në sinkroni me partinë e Albin Kurtit, kryeministrit aktual.

Kur Qeveria e parë e Albin Kurtit ishte rrëzuar dhe LVV kërkonte që të shpalleshin zgjedhjet e reja, Qorrolli thoshte se pushteti i takon vetëm partisë që del e para në rezultatin zgjedhor./Botapress.info/

ngjashme