[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpërthen sulmuesi i njohur: Nuk dua të luaj më për Leicesterin (FOTO)



Problemet për trajnerin e Leicester Cityt, Claudio Ranieri, nuk kanë të ndalur.

Trajneri që një vit më parë bëri historinë duke e fituar Premierligën, këtë edicion po përballet me shumë probleme, përfshirë edhe sigurimin e mbijetesës në elitën e futbollist anglez.

Por sikur të mos mjaftonte ky problem, trajneri italian tani duhet të rregullojë raportet edhe me sulmuesin Leonardo Olloa, i cili nuk dëshiron të luaj më për Leicesterin.

I gjithë ky zemërim nga sulmuesi 30 vjeçar, vjen pasi trajneri italian nuk lejojë transferimin e tij te Sunderland, ndërsa tek Leicesteri vazhdon të mbetet një rezervist.

“Me gjithë respektimin për tifozët e Leicesterit, unë ndjehem i tradhtuar nga Claudio Ranieri dhe i lënë poshtë nga klubi. Unë nuk do të luaj më për ata”, ka shkruar sulmuesi në Twitter, përcjell lajmi.net.

Olloa te Leicester City është transferuar në vitin 2014 nga Brighton, dhe në 78 paraqitje ka shënuar 18 gola.