Botapress, 14 Maj – Shkelzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurtit, ka shpërthyer ndaj ngjarjeve që ndodhën sot në hyrje të sallës I Tetori, kur një numër i madh i qytetarëve, kryesisht të moshuar, u grumbulluan në hyrje të kësaj salle në pritje për të marrë vaksinën Anticovid, shkruan Botapress.
Gashi në një postim të tij në Facebook pasi ka shpërndarë një video dhe disa fotografi ku shihet një grumbull i madh i qytetarëve të moshuar, në pritje për të marrë vaksinën, këtë situatë e ka komentuar me këto fjalë:
jam i bindun, madje thellë, që armend zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. marre, ka shktuar Shkelzen Gashi ne Facebook, percjelle Botapress.