Botapress, 4 Qershor – Afera e emërimit të Gëzim Tosunit, nip i zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë Kurti si anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ka bëërë jehonë të madhe jo vetëm mediale por edhe politike. Emërimet e familjarëve të të afërmëve të pushtetarëve të sotëm në poste të larta politike e shtetërore ka zgjuar kurreshjten jo vetëm të medieve e opinionit por edhe të politikës për faktin se Vetëvendosje dhe lideri i saj e kryeministri aktual Albin Kurti, për shumë vjet kanë kritikuar partitë e tjera politike për punësime e emërime të familjarëve e të të afërmëve të pushtetarëve të kaluar. “Familjarët janë për dasma, jo për punësim në ministri”, pat thënë dikur Albin Kurti sa ishte në opozitë, shkruan Botapress.
Por më të ardhur në pushtet, duket se edhe VV-ja edhe Albin Kurti i kanë ndryshuar edhe fjalët edhe veprimet. Rasti i emërimit të nipit të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës në bordin e Këshillit Shtëtëror të CIlësisë nuk është i vetëm. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruar për këshilltar të tij politik, Sami Ukën. Ky i fundit është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka. Sami Uka është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Paraprakisht edhe xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca – Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, të drejtuar nga Armend Mehaj.
Nipi i Besnik Bislimit kërcënon me padi gazetaren, veç pse e pyeti qe sa nuk e ka parë dajën
Këto dhe punësime të tjera familjare kanë shkaktuar jo vetëm reagime politike e mediale por kanë “eskaluar” edhe në batuta humoristike.
Një nga këto, është ajo e gazetarit dhe e publicistit Arbnor L, Buzhala i cili në një postim të tij në Facebook ka ironizuar rastin e nipit të ZVK. Bislimi me përmbajtjen e emisionit të moderatores së njohur Arbana Osmani :Dua të të bëj të lumtur!’
Ja postimi i Buxhalës në Facebook:
Arbnor L. Buzhala
Kete te diele, tek Arbana Osmani ne emisionin “Dua te te beje te lumtur”, te ftuar jane Besnik Bislimi me nipin e tij, rrefejne historine e takimit pas 50 viteve deri tek punesimi ????????
Mos e humbisni, deri te dielen mireupafshim! ????????