Besian Mustafa, ish-ministër i Bujqësisë i Qeverisë Hoti dhe aktualisht deputet i LDK-së ka shpërthyer më indinjatë dhe me mllef kundër tentimit për të fshehur të vërtetën e aksidentit të ministres Rozeta Hajdari e cila sot në mëngjes shkeli një vajzë 9 vjecare.
Deputeti Mustafa ka pyetur qeveritarët: A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!
Për më shumë ja postimi i deputetit Besian Mustafa në Facevook:
Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.
Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!
A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!