Botapress 8 Gusht – Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në qendër të qytetit të Gjilanit në lagjen “Shadervani” ka shpërthyer një bombolë gazi, në një magazinën e një shtëpie private.
Dyshohet se pronari i shtëpisë posa i është afruar derës së magazinës , në atë moment ka ndodhë një eksplodim i përcjell me zjarr
“Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima, pronari i shtëpis i cilli pas ndihmës së marr në spitalin e Gjilnit u dërgu në QKUK në Prishtinë”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.
Me këtë rast, policia bën të ditur se janë shkaktuar dëme të konsideeushme materiale.
Në vendin e ngjarjes përveq policisë së Kosovës kanë dalë edhe njësitet e zjarrëfikësve të cilët e kanë lokalizu zjarin.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.