Shemsi Rukovici, një bashkatdhetarë nga Suedia, përkrahës i LDK-së në një postim të tij në Facebook ka shpërthyer për gjendjen e infektimeve me Covid 19 në Kosovë dhe ka shtruar pyetjen se cka u bë tash me ministrin Arben Vitia, që thuhej se është ministri ma i mirë në botë e tash po shpërthejnë infektimet në Kosovë?
Për më shumë ja postimi i Shemsi Rukovcit në Facebook
Si përkrahës i qeveris Hoti jemi kan akuzuar shumë për nr e të infektuarëve me covid, gjatë qeverisjes së kësaj qeverie.
” Na muerrën në qafë,e rrëzuat qeverinë dhe ministrin e shëndetësise më të mirë në botë,bla,bla,bla”
Loja e VVs dhe Kurtit 1 me kët temë të ndjeshme,arriti të krijonë një bindje të till, sikurse ata janë qeveria më e mirë në botë, në luftën kundër Covidit.
Duke e pa se qeverisja e Kurtit 1 është afat shkurtër, ata bën çmos që gjatë kësaj periode të lan një përshtypje të till, edhe me çmimin e mbylljes totale,në mënyrë që ta përdorin për propagandë në fushatën zgjedhore…
…..
E kam një pyetje për të gjithë ata që na kan pas lodh me Arben Vitin,çka u ba sot ?
Si është e mundur ky ministeri “më i mirë në botë”të then rekord me nr të infektuarëve,dhe Kosovën ta sjell në pozitën më të keqe në rajon ?
Si është e mundur kur është kjo gjendje e till me covid,ta hiqni ministrin ‘më të mirin” nga posti i ti,për ta kandiduar për kryetar komune
…..
Si do qoft unë mendoj që vet populli duhët të vepron sipas rrethanave të krijuara,dhe mos të pret vetem veprimet institucionale.
Unë isha në Kosovë gjatë muajit të fundit, dhe në momentin që ka filluar nr i rritjes të infektuarëve nga 20 në 40,ja kam ba stop veti.
Jo në kafe,jo në restoran dhe jo në vende me shumë qarkullim.Meta pa takuar shumë miq dhe pa realizuar shumë takime që i kisha në program.
Besoj që të gjithë jemi përgjegjës dhe duhët të jemi të kujdesshëm, e mos të vajtojmë kunder ministrave dhe qeverive.
Por prej se ka ardhur Vetëvendosje në pushtet ka krijuar bindjen se në mandatin e saj s’ka virus.
Kjo Qeveri shkoi edhe më tutje. Ua ndërpreu kontratat personelit shtesë në shëndetësi. Ua ndërpreu shtesat mjekëve dhe infermierëve. Ndërsa, nuk organizoi vaksinim serioz bile gjatë vikendit pauzë.
Përkunder akuzave që ju kan bër Hotit dhe ministrit Zemaj,unë mendoj se Hoti ishte kryeministri më i mirë i Kosovës,ndersa Zemaj ministri më i mirë i shëndetësisë, që ka pas Kosova deri me tani.
Ministrat e qeverise Hoti edhe sot tregohën të përgjegjshëm me këshillat e tyre,dhe nuk janë sikurse tinzakat e qeverise Kurti, që me veprimet e tyre gjatë opozitës ndikonin negativisht,dhe nxitnin rritjen e nr të infektuarëve.
LDK’ja është parti serioze prandaj edhe jam perkrahes i saj…
….
Edhe një breng që kam nga ajo që vrejta në Kosovë,është ngritja e çmimeve.
Shpresoj që kjo nuk do të vazhdon,per ndryshe do të jet e paperballueshme për shumë familje.Mbyllja e detyrueshme nga rritja e nr të infektuarëve,sigurisht do të ndikon negativisht në ekonomi.
Shumë çmime më të larta se në Suedi,ndersa të ardhurat e dim të gjithë si qendrojn.