Shpërthejnë pakënaqësitë në VV, Kizolli: Më eliminuan nga gara sepse jam kundër përmbajtjes së Kodit Civil

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Beni Kizolli ka reaguar pasi u eliminua nga gara për këtë pozitë.

Sipas Kizollit, ai u largua nga gara për faktin se kundërshtoi përmbajtjen e Kodit Civil.

“Të hënën, pranova një telefonatë, prej një zyrtari të KZP,-së, i cili më njoftoi për rrjedhat dhe më kërkoi sqarime për qëndrimin tim lidhur me Kodin Civil, përkatësisht nenin për komunitetin në fjalë”, tha ai.

Kizolli deklaroi se është kundër çështjes së birësimit tek komunitetet.

Jam “pro” Kodit Civil. Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR. Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë“, theksoi ai.

Këtë veprim ai e konsideron arbitrar dhe thotë se demokracia brenda Vetëvendosjes po degradohet.

Sot, u informova se jam eliminuar nga gara dhe këtë vendim e konsideroj arbitrar dhe shkelje të statutit, i cili kërkon dhe mundëson një frymë demokracie, ku secili anëtar ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet sipas parimit, ” një anëtar nje votë”. Me eliminimin tim, po degradohet demokracia brenda Lëvizjes, duke e shndërruar garën me një kandidat të vetëm, me parimin “një kandidat një votë”. Pastaj, me mospërshkrim të qartë, të arsyetimit për eliminimin tim, po ma dëmtojnë integritetin dhe dinjitetin”, ka thënë Kizolli.

Postimi i plotë i Beni Kizolli:

ngjashme