[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpend Ahmetit i pengojnë deklaratat e Thaçit për keqqeverisjen në Prishtinë



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar menjëherë Presidentit, Hashim Thaçi, pas kritikave të tij mbi qeverisjen e Prishtinës. Ahmeti në Facebook ka thënë se për Thaçin problem më i madh është qeverisja në Prishtinë, se sa situata në veri.

“Për Hashim Thaçin problem më i madh është qeverisja në Prishtinë, se sa situata në veri dhe Beogradi. Në çdo pyetje për veriun e përmend Prishtinën”, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Kurse, Hashim Thaçi në Klan Kosova ka thënë se  “ka më shumë ndërtime pa leje në Prishtinë” se në veriun e vendit.

Ai po ashtu ka ngritur edhe shqetësimin mbi ndenjët e ajrit në kryeqytet.

“Muri do të hiqet shumë shpejt. Por, për ne shqetësim është ajri i ndotur në Prishtinë”, ka thënë Thaçi.