[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpend Ahmeti: Serbia po vendosë a të formohet Ushtria e Kosovës



Botapress, 9 Shkurt

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka thënë se qëllimi i Serbisë vazhdimisht është ta dobësojë Kosovën, njofton Klan Kosova.

Ai më tej pohon se shteti serb po vendos a të bëhet, a të mos bëhet Ushtria e Kosovës.

Më pas pohon se si lëvizje synojnë që ta ndryshojnë Kushtetutën e Kosovës.

“Fakti që ne jemi duke vepruar me këtë kushtetutë tregon që ne mendojmë me ndryshu por jo për të keq kushtetutën por synimi jonë është për ta bërë për të mirë”, ka thënë Ahmeti në “Zona e Debatit” të Klan Kosova.

“Sot Kosova i ka punët shumë keq me Mitrovicë të ndarë me një sovranitet”.

“Serbia po thotë kurrë nuk kemi me njofto pavarësinë dhe do ju pengojmë gjithkund dhe po e dëshmojnë këtë fakt”.

“Unë jam për një Kosovë më të mirë nuk kam probleme me serbët”, thekson Ahmeti.

“Në vitin 2017 kemi Gjykatë Speciale dhe kudo që të shkojmë në këtë situatë na kanë sjell politikat e kësaj qeverie”, ka shtuar Ahmeti.