[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpend Ahmeti i mban të bllokuar autobusët në Terminalin e Devollëve – paguan çdo ditë për këtë (Foto)



Komuna e Prishtinës ka për detyrim t’i paguaj rreth 3600 Euro Terminalit Doganorë ‘Devolli Corporation’, për 13 ditë qëndrimi – deri më sot – të 15 autobusëve të rinj që kanë mbetur të parkuar në hapësirat e këtij terminali në Zonën Industriale të Prishtinë. Për çdo ditë më shumë të qëndrimit, borxhi do të rritet për nga 20 euro për secilin autobus, që kanë mbetur aty prej 26 janarit kur kanë mbërritur në Kosovë.

Me kontingjentin e parë të autobusëve të rinj të Prishtinës, me gjithsej 15 sosh, ardhjes të të cilëve iu gëzua tej mase kryetari Shpend Ahmeti, fundin e vitit të kaluar, terminali doganor të ‘Devolli Corporation’ pati vetëm një ditë punë për të kryer procedurat e zhdoganimit. Por njëjtë nuk po ndodhë me 15 autobusët tjerë që në Prishtinë arritën me 26 janar të këtij viti.

Ky kontingjent i autobusëve të trafikut urban të kryeqytetit ka 13 ditë që kanë mbetur të parkuar në hapësirat e te të njëjtit terminal doganor, që kreu i Prishtinës që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, e zgjodhi për t’ia zhdoganuar.

E për këtë Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës do të detyrohen t’i paguajnë nga 20 Euro në ditë për secilin prej 15 autobusëve që rri i parkuar brenda terminalit, tregojnë burime të Gazetes Express.

Derisa, vetëm 24 orëshi i parë i ka kushtuar nga 40 euro për çdo autobus, gjatë ditëve tjera si tarifë për shfrytëzimin e hapësirës së parkingut së terminalit Komuna obligohet t’i paguaj nga 5 euro për çdo gjashtë orë të shfrytëzimit, që i bie 20 euro e gjithë dita.

Nga 26 janari deri më sot, për 13 ditë qëndrimi, borxhi i Komunës së Prishtinës ndaj ‘Devolli Corporation’ llogaritet të ketë arritur në 3600 Euro në total, dhe mund të shkojë në plus 300 Euro çdo ditë për 15 autobusët.

Gazeta Express të hënën përmes email’it ka provuar të marrë të dhëna zyrtare dhe sqarime nga Komuna e Prishtinës për këtë borxh që komuna e Shpend Ahmetit po e krijon duke i lenë të parkuar këta 15 autobus në terminal, duke lenë anash procedurat e zhdoganimit për gati dy javë. Mirëpo, askush nga Komuna e as zyra e Kryetarit Ahmeti nuk ka marruar mund të përgjigjet në pyetjet e gazetës.