• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shoqëria civile pret punë më intenzive nga Kuvendi, e shohin pengesë fushatën zgjedhore

nga Bota Press
12 Shtator, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Shoqëria civile kërkon që deputetët e Kuvendit të punojnë më intenzivisht në realizimin e agjendës së sesionin vjeshtor.

Njohësi i çështjeve politike, Shemshi Jashari tha se Kuvendi do e ketë më të vështirë punën për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

Mirëpo, ai pret që deputetët të tregohen më të përgjegjshëm ndaj detyrës së tyre zyrtare.

“Po nëse shohim sesionin Pranveror nuk ka qenë efikas i kemi vetëm shtatë ligje të miratuara dhe mbi 100 projektligje që presin të miratohen, dhe mendoj që është e udhës që Kuvendi t’i kthehet punës. Është dashtë që Kuvendi t’i shkurtoj pushimet për shkak të pandemisë. Mendoj si Kuvend i ka për detyrë të jetë me efikas dhe më konkretizues apo realizimin e agjendës të sesionit Vjeshtor. Do të jetë pak e vështirë pasi do të hyjmë në fushatë zgjedhore, dhe diskutimi në Kuvend mund të jetë një folklor me qëllim për ta fituar ndonjë votë nga secila parti. Kjo do ta largoj Kuvendin nga agjenda e saj”, tha Jashari.

Tutje, Jashari thotë se shpreson që në aspektin procedural nuk do të ketë pengesa në Kuvend.

“Mendoj që e ka me detyrim tejet më serioz, nëse i referomi të statistikave të organizatave monitoruese i bien që kemi mbi 440 mungesa të deputetëve për sesionin pranveror dhe kjo është e papërgjegjshme… Është e detyrueshme që secili deputet veç e veç të jetë i fokusuar në realizimin e mandatit të vet, në përcjelljen e situatës të përgjithshme, në amendamentimin e shumë ligjeve që presin, të paktën që në aspektin procedural të mos kenë pengesa”, shtoi Jashari.

Ndërsa, përmes një përgjigje me shkrim, Flutura Kusari, aktiviste, tha se Kuvendin e pret një një agjendë jashtëzakonisht e ngjeshur, me një numër të madh të ligjeve që presin të procedohen.

Kusari, po ashtu tha se deputetët duhet të punojnë intenzivisht për t’i çuar deri në fund obligimet e tyre.

“Kuvendin e Kosovës e pret një agjendë jashtëzakonisht e ngjeshur, me një numër të madh të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin të procedohen. Deputetët duhet të punojnë intenzivisht dhe profesionalisht në mënyrë që të aprovohen ligje që janë në interes të publikut, lehtësisht të zbatueshme dhe në pajtim me standardet europiane. Shpresoj që deputetët nuk do ta shndërrojnë seancat plenare në teatro që ofron shfaqje argëtuese për publikun, siç ndodhë shpesh, por që do ta trajtojnë Kuvendin si institucioni më i rëndësishëm në vend që përfaqëson popullin”, tha Kusari për EO.

Ajo tha se Kuvendi po ashtu do të zhvillojë shumë procedura rekrutuese si përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovë, Komisionit të Pavarur për media etj, e këto procese duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe profesionale, në mënyrë  që pozitat t’i marrin ata që e meritojnë.

Kuvendi Kosovës do të nis punën gjatë javës së ardhshme. Të hënën Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje për të caktuar seancën e radhës plenare.

Tags: Kuvendi i Kosoves

Të ngjashme

Kosovë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Lajme

Ditari i Buzhalës: Hamdi Anti-amerikanët që na prishën me SHBA-në

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Kosovë

Hoti flet në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan: Ballkani ka nevojë për integrim në NATO dhe pavarësim energjetik

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës
  • Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!
  • Deputetja Kearns: Britania nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë
  • Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive
  • Ditari i Buzhalës: Hamdi Anti-amerikanët që na prishën me SHBA-në

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.