[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shoqatave shqiptare në Suedi u ndahen mbi 230 mijë euro ndihma



Shkruan: Ramadan Reshitaj- Suedia po vazhdon të ndajë ndihma materiale për të mbeshtetur veprimtarinë e organizmave dhe të shoqatave të themeluara në baza etnike. Në këtë grup hyjnë edhe asociacionet shqiptare që janë të regjistruara këtu. Të  autorizuar nga Qeveria suedeze këto ndihma i ndanë Autoriteti për cështjet e rinisë dhe shoqërisë civile, MUCF ( Myndigheten för ungdoms- och civilsamhällesfrågor).

Për veprimtaritë e tri asociacioneve shqiptare, ky Autoritet, sivjet ka ndarë gjithësejtë  2.373.256 korona suedeze, ose diku më shumë se 230 mijë euro. Asociacionet shqiptare sivjetu finansuan me këto shuma:  Qendra e të rinjëve Albakos me seli në Häsleholm ka përfituar 1. 557 477 korona suedeze. Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, me seli në Malmë është mb ështetur me 493 697 korona, dhe

Lidhja e shoqatave shqiptare “Iliria”, me meseli në Malmë me 322 082 korona.  Unioni vitin e kaluar është mbështetur me 489 639 korona suedeze, kurse Albakosi ka pasur ndihma në euro,përkatësht me 39 908 euro, të cilat ia janë ndarë si ndihmë nga Bashkimi evropian, përkatësisht si EU bidrag.

Nga të dhënat e MUCF, pra të Autoritetit për cështjet e rinisë dhe të shoqërisë civile, figuron se Albakosi ka 19 shoqata anëtare, me gjithësejt 2072 anëtarë aktivë. Persona zyrtarë kontaktues të Albakosit figurojnë të jenë Edona Sejdija-Heta, kryetare dhe Vigan Spahiu, arkëtar.

Gjithnjë  sipas shënimeve zyrtare të MUCF, Unioni i Shoqatave shqiptare në Suedi ka deklaruar se ka 24 shoqata aktive me 3302 anëtarë aktivë. Persona kontaktues të Unionit janë Ahmet Bella e Rabe Kilaj, i pari sekretar dhe e dyta anëtare e kryessë si dhe Sami

Dobrolluka, kryetar i Komisionit statutar të Unionit. Ndërkaq Lidhja e shoqatave shqiptare Iliria figuron se në gjiun e vet ka 9 shoqata anëtare me gjithesejt 1597 anëtarë. Si persona përgjegjës për Ilirinë figurojnë dy nënkryetarët e asociacionit, Murad Kocaj dhe Zenel Bejta.

Qyteti i Malmës, pas Stockholmit dhe Geteborgut,  është qyteti i tretë për nga madhësia në Suedi. Por në pjesën jugore të vendit, ku htrihet edhe Malmë, janë të vendosur më sëshumti bashkëkombas tanë. Eshtë interesant të theksohet se Albakosi dhe Liria kanë vetëm nga një shoqatë në Malmö. Atojanë KF Liria e Albakosit me gjithësejt 602 anëtarë dhe Dardania e lirisë me 256 anëtarë. Ndërkaq në regjistrin e Unionit figurojnë madje 9 shoqata anëtare  me gjithësejtë 1709  anëtarë.