Situata me Covid-19 në vendin tonë është në një gjendje alarmante. Sot, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masat e reja, derisa sipas Odës së Hotelierisë, pritet që të rikthehet ora policore dhe të shkurtohet orari i gastronomisë.
Megjithatë, sipas shoqatës së gastronomëve, asnjë masë nuk do të jetë e pranueshme pa u takuar fillimisht me ministrin e financave Hekuran Murati, për t’u dakorduar lidhur me formën e kompensimit.
Më poshtë edhe postimi i plotë.