[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shokuese: Zbulohet “miqësia” e vjetër e Gruevskit me personin që përgjaku Parlamentin (Foto)



Botapress, 28 prill – Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë u përgjak dhe vandalizua kur banditë të VMRO-DPMNE’së hynë në ndërtesë dhe sulmuan duke e gjakosur në kokë liderin e LSDM’së Zoran Zaev, ndërsa lënduan rëndë deputetin shqiptar Ziadin Sela.

E gjithë kjo ndodhi pasi shumica parlamentare zgjodhi për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar të BDI’së Talat Xhaferi, shkruan gazetametro.net.

 

Një nga udhëheqësit e këtij grupi vandalësh ishte edhe një person që kishte të veshur një maicë të zezë me shenja neo-ustashe në të.

 

Në rrjetet sociale, tani janë postuar fotografi ku tregohet ky person i shoqëruar me kryetarin e VMRO-DPMNE’së Nikola Gruevski.

 

 

Ky huligan i cili bashkë me grupin e tij, disa të maskuar, janë pjesë e një organizate ekstremiste, e afërt me Gruevskin, i cili bashkë me presidentin George Ivanov, po pengojnë koalicionin e partive shqiptare me LSDM’në e Zoran Zaevit, koalicion i cili u premton shqiptarëve avancim të drejtash, sidomos në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe.