Anëtari i Parlamentit të Southend West, Sir David Amess, është therrur me thikë sot gjatë një takimi me anëtarët e Kishes Metodiste Belfairs ne Leigh-on-Sea.
Nga raportimet e mediave britaneze, 69 vjeçari ishte therrur me thikë nga një person i panjohur.
E, ky i fundit ka arritur të arrestohet nga policia, të cilët kanë konfiskuar thikën me të cilën dyshoeht ta ketë kryer krimin.
Deri më tani, nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të deputetit, operacioni i të cilit është duke u bërë në vendngjarje, në pamundësi për t’a dërguar në spital për shkak të gjendjës delikate të tij.
“Kanë kaluar mbi dy orë e gjysmë dhe ai nuk është transferuar ende në spital. Ne e dimë se është jashtëzakonisht serioze”, ka thënë për mediat këshilltari John Lamb./Botapress.info/