Gazeta sot ka raportuar vazhdimisht për një tentim grabitje në një dyqan të argjendarisë në qytetin e Prizrenit, ku dy persona, babë e bir, janë plagosur.
Mirëpo, sipas burimeve të Sinjalit, tre grabitësit kanë përdorur një kallashnikov, një shot-gun dhe një revole.
Ndërsa pasi i kanë plagosur dy pronarët e dyqanit, ata me veturë të tipit ‘Pasat’ janë larguar nga vendi i ngjarjes, të cilën në fshatin Lubizhdë e kanë djegur.
Pas kësaj, ata kanë grabitur një tjetër veturë të tipit ‘Polo’.
Siç mëson Sinjali, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të Suharekës ku janë në pritë nga një patrullë policore, e që më pas kanë shtënë me armë në drejtim të policisë.