[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shoku i bankës Idriz Hysenaj e bën për 5 pare Milaim Zeken: Milaimi i kërkoi para PDK-së



Idriz Hysenaj, ish shef i shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit në Drenas ka përgenjështuar ato që Milaim Zeka dhe Jakup Krasniqi kanë thënë për të kaluarën e figurave të rëndësishme të luftës së UCK-së, që operonin në rajonin e Drenasit.

Hysenaj, i cili deri tash ka heshutur ndaj akuzave të shokut të klasës, Milaim Zeka ka treguar të vertetën e tij për ato që janë thënë, shkruan Magazina.al
Zyrtari i PDK-së, për të cilin Milaimi thotë se ia ndërtoi shtëpinë Jakup Krasniqit, habitet se si Zeka nuk tregon që Idriz Hyseni, ia ndërtoi atij objektin në Breg të Diellit.
Po ashtu Hyseni në një postim në Facebook, ka thënë se Milaim Zeka u rreshtua me Nismën vetëm kur PDK-ja refuzoi ta paguaj atë, shkruan Magazina.al

Hysenaj tregon edhe për shoqërinë e tij të vjetër që kishte me Milaim Zekën qysh kur ishin në shkollë të mesme.”Lidhjet e vazhdueshme i kam mbajtur personalisht me Milaimin deri sa ka ardhur një kohë që organizimi ynë brenda Kosovës është ngritur në atë nivel sa kontaktet individuale ishin sa të pa nevojshme aq edhe shumë të rrezikshme. Rreziku vinte nga përçarjet që kishin ndodhur në lëvizje gjatë viteve 1983-84. Mendimi i shokëve që punonim në Kosovë në grupet ilegale, ishte që sa më pak të kemi kontakte me grupet jashtë vendit lidhur me organizimin e brendshëm”, shkruan Hysenaj. Magazina.al

Ja postimi I plotë i Idriz Hysenit:

Përgjigje për Jakupin e Milaimin

Muajt e fundit, i heshtur, kam lexuar e dëgjuar shpifje dhe insinuate nga ish shokët e ilegales dhe të luftës, për fat të keq ato nuk u ndalën as pas fitores tonë, më 18 Dhjetor, dhe gjendja është bërë aq spekulative sa të pavërtetat dhe gjysmë të vërtetat po synojnë të shiten si të vërteta.
Jam i detyruar të reagoj për disa gjëra që janë përfolur rreth personalitetit tim dhe shoqërisë time të kaluar dhe të tashme.
Është e vërtetë se me Milaim Zekën kemi qeni shokë që nga bankat e shkollës së mesme, në jetën ilegale kemi qenë të dytë pjesëtarë të grupeve ilegale, asnjëri nuk e kemi inkuadruar njëri tjetrin në grupin e tij, me kalimin e kohës e kemi rritur bashkëpunimin sa kemi ardhur deri te një shkrirje dhe bashkim, deri sa është larguar nga Kosova. Lidhjet e vazhdueshme i kam mbajtur personalisht me Milaimin deri sa ka ardhur një kohë që organizimi ynë brenda Kosovës është ngritur në atë nivel sa kontaktet individuale ishin sa të pa nevojshme aq edhe shumë të rrezikshme. Rreziku vinte nga përçarjet që kishin ndodhur në lëvizje gjatë viteve 1983-84. Mendimi i shokëve që punonim në Kosovë në grupet ilegale, ishte që sa më pak të kemi kontakte me grupet jashtë vendit lidhur me organizimin e brendshëm.
Kontakti im me Milaimin në raport rreth organizimin ka qenë shumë i vogël, duke u nisur nga kjo gjendje, Milaim Zeka nuk ka qenë fare në njohuri për kontaktet e mia me Fehmi Lladrovcin, prandaj, në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë se ka qenë shok i organizimeve ilegale me Fehmi Lladrovcin.

Ndërsa, sa i përket periudhës pas kthimit tim nga burgu, pas vuajtjes së dënimit gati pesë vjeçar, angazhimit tim në lëvizjen studentore, në Unionin e studentëve, kam ra në kontakt me shumë shokë të rinj, në mesin e tyre edhe me dëshmorin Mehë Ukën, Fisnik Cukën, Skënder Sallaukën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramiz Lladrovcin dhe shokë të tjerë, që më vonë do të jemi edhe shokë të pushkës, është histori e veçantë.

Më vonë vije edhe rrethimi i familjes Jashari në vigjilje të ndërrimit të viteve 1991-92, dhe largimi nga Prekazi i shokëve të grupit të armatosur me në krye Adem Jasharin së bashku me Ramiz Lladrovcin, vllaun e shokut Fehmi Ladrovcit dhe Elmi Zekën (me të cilët jam dënuar së bashku në të njëjtin grup në vitin 1985) dhe dërgimi i tyre në Abri te Ilmi Zeka, e ma vonë edhe te Jakup Krasniqi në Negrofc e ma tutje te Shaban Shala, siç tashmë është e njohur për opinionin.

Pas kësaj kohe, fillojnë edhe përgatitja për luftë të armatosur, sjellja e armatimit nga Shqipëria për kryengritje të armatosur, përgatitja e terrenit dhe bazave së bashku me shokun e ilegales Ferat Shalën, Dr. Hafir Shalën dhe shumë shokë tjerë, lufta e Likoshanit në vitin 1998 ku se bashku me Jakup Krasniqin kemi shkuar të parët mbas tërheqjes së policisë dhe ushtrisë serbe nga masakra e Likoshanit.

Ditët në vazhdim ishin të tensionuara dhe pritej çdo moment ndërhyrja e policisë dhe ushtrisë serbe në Prekaz ku vepronin njësitet e UÇK-së, në mëngjesin e 5.3.1998, filluan luftimet në Prekaz, unë isha i përgatitur për luftë me armatimin që e kisha blerë me parat e mija, kam nxjerr nga bunkeri që i ruaja në shtëpinë time dhe u nis për Prekaz. Rrugës në Marinë, i takoj duke u kthyer nga Palaci Jakup Krasniqin dhe Xhem Binakun, me pyeten ku po shkon, ju thash që do të shkoj të ju ndihmoj trimave që po luftojnë. “Si, a ki diçka për luftë” me pyten, po ju thash, nëse dëshironi të më bashkëngjitni, kam edhe për ju të dytë. Unë kisha edhe dy automatik dhe një mitraloz me municion dhe bomba. Më thanë jo, na po kthehemi për Gllogovc tash Drenas, unë me armë kam shkuar me makinën time rrugicave nga Shtutica, Dashefci deri në Palac, aty e kam lënë makinën dhe me një fshatar nga Baksi, vullnetar që mu ka bashkangjitur, jam afruar deri në Prekaz, nën lagjen Lushtaku, mbrapa tankut të vendosur përball lagjes Jashari. Aty jam takuar edhe me grupin e Prekazit që kishin mbetur jashtë rrethimit, aty ishin një grup prej pesë a gjashtë vetash me në krye Nuredin Lushtakun, mbas përpjekjeve tona për t’i shkuar në ndihmë Adem Jasharit dhe shokëve të rrethuar, ishte e pa mundur. Kemi qëndruar aty, deri sa asht errësuar me qëllim që ta çajmë rrethimin e hekurt që ishte krijuar rreth lagjes Jashari.

Përgatitjet për luftë i kam vazhduar me Dr. Hafir Shalen, furnizimin me barnat e nevojshme të njësitit të UÇK-së, të vendosur në Ticë, ku ishte i vendosur edhe Sabit Geci, i plagosur në betejën e Likoshanit, në konsultë me mjekun e UÇK-së, dr Fadil Beka dhe Dr. Hafir Shalën e kemi dërguar Sabit Gecin në spitalin e Malishevës, kur policia serbe ishte ende në Malishevë. E kemi siguruar rëntgenin mobil dhe pajisjet për sallë kirurgjike. Sipas dëshmitarëve, në këtë kohë i ka ardhur një telefonatë nga shtëpia e shëndetit që të shkon në Prishtinë ta marrë një rëntgen, në një ordinancë private, nga kjo rrugë ai ma nuk u kthye.

Pas dy ditësh, kam dalë në Drenas, ta vërtetoj se a ishte arrestimi i doktorit i rastësishëm apo i përgatitur, por për një moment i shpëtova arrestimit që ishte i drejtuar edhe ndaj meje, veprim i cili me dha të kuptoj se nuk ishte i rastësishëm por arrestimi ishte i përgatitur ndaj doktorit Hafir Shala. Nga ajo ditë nuk kam dalë në Drenas.

Gjatë kësaj kohe, sa ishim duke shkuar në Ticë dhe Açarevë, më njoftojnë se kishte arritur edhe shoku im Fehmi Lladrofci, ku së bashku me Tushin (babën e Fehmisë) kemi mbërri në fshatin Ticë ku jemi takuar me Fehmiun. Nga biseda që kemi pasur dhe çmallja mes shokëve, e kam pyetur se kur do të vishë në zonën tonë e të fillojmë përgatitjen e luftës në ato anë, Ai më tha decidivisht se: kur të thonë këta djemtë e ri (e kishte fjalën për Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin) që ndërkohë kishin ardhur në odën që ishte edhe Fehmiu.

Unë i njihja ata personalisht nga koha e Unionit studentor, por nuk e dija për pozicionin e tyre në hierarkinë ushtarake, por mbeta i kënaqur për përgjigjen që ma dha se ishte i bindur se në ushtri kishte një hierarki e jo anarki dhe me tërë autoritetin e tij dëshironte që në asnjë mënyrë mos të lëviz nga vija e organizimit. U ndamë atë ditë për t’u parë edhe shumë herë të tjera në Abri, Baicë, Likofc, ndërsa në takimin e fundit në Gllanasellë, kur shkuam së bashku me Agim Çelën dhe Bislim Zyrapin, bashkëluftëtar që nga lufta e Kroacisë, për ta vizituar në pozicione përball Feronikelit, në ato trashe aq të rregulluara mirë.
Në pyetjen tonë se ku e ke kanalin tërheqës, Fehmi Lladrovci tha se nuk kemi fare në plan të tërhiqemi. Aty e dita që për Fehmin nuk kishte tërheqje dhe në ofensivën e shtatorit, ra heroikisht me bashkëshorten Xhevën.

Së bashku me Ferat Shalën, vazhduam përgatitjet për zgjerimin e frontit të luftës përgjatë magjistrales Prishtinë- Pejë, që nga Patërki, Negrofci, Gjergjica, Balinca, deri në Llazicë e Mleqan. Dilnim edhe ne fshatrat matanë magjistrales, në Arllat, Llapushnik dhe Kishnarekë ku i formuam njësitet ushtarake edhe në këto fshatra nga ana e djathtë e magjistrales. I hapëm pozicionet në të gjitha këto fshatra në gjatësi afër pesë kilometra vijë e zjarrit.
Më kujtohet se Jakup Krasniqi që tash mashtron opinionin se Milaim Zeka ishte shok me Fehmiun, ende shkonte në Gllogovc në Këshill të financave me makinë, nëpër magjistrale, deri me fillimin e luftimeve në grykë të Llapushnikut.

Mbas mbylljes së Grykës së Llapushnikut, me propozimin e Ferat Shalës është vendosur që Jakupi të jetë zëdhënës i UÇK-së, së bashku me Feratin e kemi çuar në Kleçkë në intervistën që ka dhënë para mjeteve të informimit.

Këto janë vetëm disa nga kujtimet e hershme, njërin nga rinia e hershme ndërsa tjetrin nga organizimi pas viteve të ’90. Për fat të keq, të dytë kaluan në anën e kundërt të PDK-së, kundër Ramiz Lladrovcit dhe meje si shef i Shtabit zgjedhor.

Ata në mënyrë konstante kanë përhapur të pavërteta për të dhe për mua, nuk iu përgjigjëm sepse e morën përgjigjen nga qytetari, por për fat të keq, ata nuk po pushojnë të mashtrojnë opinionin.

Me Milaimin Zekën edhe pse shpesh nuk jam pajtuar, e kam toleruar se kisha dhimbje për largimin e tij të hershëm nga shtëpia, ishte larg prindërve të tij, për të cilët jam kujdesur si për prindërit e mi, në kohën kur shumë shok e miq të tij nuk kishin guxim të shkonin t’i vizitonin, unë kam shkuar dhe ju kam gjetur atyre përherë pranë.

Në këto zgjedhjet e fundit, më ka telefonuar dhe më tha se “mbasi ti je shef shtabi un ju kisha ndihmuar por jo pa më paguar edhe mirë, ma pa pare nuk punoj”, unë i kam thanë se “për me të pague nuk kemi mundësi por shpenzimet mundem me llogarit që t’i mbulojmë por ma shumë jo”. Pas disa ditësh kam dëgjuar se ka shkuar në partinë “Nisma” dhe ka filluar të fyej, neve edhe si parti dhe si kryesi e partisë në Drenas.

Milaimi ka filluar të shpif edhe se unë me SHIK-un ia paskam ndërtuar shtëpinë Jakup Krasniqit. Kjo nuk është e vërtetë. Unë jam inxhinier i ndërtimtarisë, me firmë ndërtimore edhe para luftës, me të cilën e kam financuar edhe luftën.

Pas luftës ju kam kthyer profesionit tim dhe gati të gjithë shokëve ju kam ndihmuar, sigurimin e strehimit dhe krijimit të kushteve për jetë të re. Në këtë listë të gjatë që e kam ndihmuar është edhe vet Milaim Zeka, të cilit ia kam rregulluar lokalin ne Breg të diellit, për të cilin nuk flet fare.

Në vitin 2007, jam kthyer në Drenas për të nisur sërish nga baza, jo i katapultuar duke dhënë kontributin tim, aq sa më janë dhanë mundësitë.
Për objektin e ndërtuar me koncesion, ia kam ofruar komunës përqindjen shumë të lartë krahasuar me pjesëmarrësit tjerë madje krahasuar edhe me ndërtimet në komunat tjera.
Problemet dhe etiketimet kundër meje kanë filluar mbas fitimit të tenderit për ndërtimin e objektit kur kam ofruar përqindjen më të madhe se të gjithë pjesëmarrësit në tender. Një nga pretendentët në tender ishte ortak me ish drejtorin e urbanizmit i cili më nxirrte pengesa të mëdha. Pas ankesave në Ministri, ata ma kanë dhënë pëlqimin pa dëshirën e komunës, dhe ish drejtori ka dhënë dorëheqje duke më etiketuar dhe shpifur kundër meje, të cilat opozita i përdorte pa asnjë bazë kundër meje dhe kompanisë time familjare.

Qytetari me zgjedhje ia dha atë që meriton edhe Jakupit, edhe Milaimit edhe mashtruesve dhe trafikantëve të votës. Kush nuk mund të thotë se në Drenas u manipulua një votë e vetme. Si shef i shtabit zgjedhor jam krenar për këtë dhe kryetarit Lladrovci i uroj qeverisje të suksesshme.