Sipas analizave dhe imazheve satelitore të Maxar Technologies, ushtria ruse është duke ndërtuar mburoja prej balte rreth pajisjeve të saj ushtarake në veriperëndim të Kievit, kryeqytet i Ukrainës.
Pamjet satelitore, të ndara nga CNN, tregojnë mburojat rreth pajisjeve ushtarake ruse pranë Ozerës dhe bazës ajrore Antonov,.
Pajisjet ushtarake shtesë ruse, si dhe këso lloj mburojash, janë parë gjithashtu në fshatrat Zdvyzhivka dhe Berestyanka, më në veriperëndim.
Kievi ka qenë synimi kryesor i Rusisë për pushtim që nga fillimi i luftës, mirëpo ka hasur në rezistencë të hekurt nga ushtria ukrainase.