Mësohet se 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka ishte drejtuesja e mjetit Land Rover e cila mendohet se është shkaktarja e aksidentit me pesë të vdekur në Qafë Muzinë në orën 15:30 të ditës së sotme. Kjo sipas raportimeve nga terreni, por do të duhet të presim ekspertizën e policisë për të përcaktuar shkakune aksidentit në mënyrë profesionale.
Sipas raportimeve shoferi Bardhi Prodo duke parë që Rexhina Çelhaka po ecte kundravajtje ka tentuar të shmangë përplasjen por ka përfunduar në humnerë gati 50 metra poshtë.
Mes viktimave, krahas Bardhi Prodos, ishin edhe një çift të moshuarish, të cilës kishin shkuar për pushime në Sarandë dhe po ktheheshin në Tiranë./Botapress/