Shoferit i bie të fikët në timon, autobusi plot me pasagjerë thyen barrierat mbrojtëse të rrugës

Një autobus ka dalë nga rruga e është përplasur me barrierat mbrojtëse, pasi shoferit i ra të fikët në timon.

Aksidenti rrugor ka ndodhur mëngjesin e së shtunës (21 maj) teksa autobusi po transportonte në punë stafin e një fabrike pularie në Janinë të Greqisë.

Për fat të mirë asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar nga aksidenti, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital me plagë të lehta./Botapress.info/

ngjashme