Shkrimtari Matija Beckovi, nga Mali i Zi e ka quajtuar të panvejoshm urimin e kryeminstrit Zdravko Krivokapic, i cili uroj Albnin Kurtin.
Matija Beçkovi ka thënë se Kurti s’është kryeministër i “asgjëje” kur Kosova “s’është shtet”.
“Nuk e di saktë se çka është saktë kryeministri Albin Kurti, çështja është zgjidhur më 1389, dhe nuk ka nevojë të fillohet me atë temë duke shtuar se serbët e dijnë se çfarë ka në zemrat e tyre dhe derisa e dijnë të vërtetën nuk e shohin asnjë lloj provokimi”, ka thënë si.
Kujtojmë, që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, njofton zyra e Kryeministrit.
“Në emër të tij dhe Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Krivokapiq e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.
Në përmbyllje, kryeministri i Malit të Zi i ka shprehur konsideratat më të larta kryeministrit Kurti, duke i dëshiruar performancë të suksesshme në detyrë.