Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në katër të shtunën, sipas gazetës gjermane Bild, pasi një i dyshuar u përplas të premten në një turmë të madhe vizitorësh.
Autoritetet gjermane arrestuan një mjek saudit dhe po e hetojnë atë si të dyshuar, ndërsa mediumi gjerman “Der Spiegel” raporton se ai kishte simpati me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), shkruan Reuters