Ne vertete u larguam nga Shqiperia, por ATDHEUN E MOREM ME VEHTE tha Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollave Shqipe “Alba Life” ne gjithe Nju Jorkun dhe ne Online ne pershendetjen e tij te shkurter ne Diten Kombetare.
Ne nje nga shkollat Shqipe te “Alba Life” Ambasador i Kombit ne Brooklyn u festua me madheshti Dita e shenjte e FLAMURIT KOMBETAR.
Mesues, prinder nxenes u mblodhen se bashku ne mjediset e Shkolles Publike Amerikane ne Brooklyn dhe festuan dhe nderuan kete dite te shenjte kombetare.
Ndonese koha ka qene e shkurter per te pergatitur nje koncert, nxcenesit e arriten suksesshem ta festonin.
Ata interpretuan, poezi, valle te bukura dhe kenge patriotike te pergatitura nen kujdesin e mesueseve Geles, Edlires, Jonides dhe stafit te shkolles.
Cfare krenarie ndjejme kur shikojme nxenesit tane ne skene!
Gezuar Diten e Flamurit, mesues, prinder, nxenes dhe te gjithe ju miqte tane ne F/B dhe kudo ku jetoni!
Ne kujtojme me krenari te ligjshme fjalen e Babait te Kombit Ismail Bej Vlora ne ngritjen e Flamurit Kombetar ne Vlore dhe shpalljen e Pavaresise: Ja nje fragment nga ajo dite e bekueme:
Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.