[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkolla “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj përfiton donacion 5 mijë dollarë



Shkollës fillore “Mejdi Xhaferi” në fshatin Mirosal të Ferizajt, iu dhurua një donacion në vler mbi 5 mijë dollar nga ushtari i bonstillit dhe djali i tij Allen Ray Jones. Ai tha se, Kosovën e kishte njohur nga babai i tij i cili që nga viti 2014 kishe qenë ushtar në kampin Bonstill. Allen, shtoi se, këto mjete i kishte mbledhur fal një projekti të tij dhe oganizimit të një koncerti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“ E kamë bërë një koncert dhe i tregova fëmijëve për Kosovën me ardhjen e tyre në koncert ata kanë dhuruar si donacion edhe shuma të mëdha të të hollave për të ndihmuar në këtë projekt që u realizua sot në këtë shkollë”, tha Allen Ray Jones.

 

 

 

E, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin që është dhënë nga vendi i cili vijnë edhe donatorët. Ai shprehu falenderimet e tij jo vetëm për donacionin por edhe për mobilizimin që është bërë që në një mënyrë ata kanë arritur ta njohin Kosovë.

 

“ Unë jamë shumë mirënjohës dhe falenderues për kontributin që kanë dhënë fqinjët, shokët dhe nxënësit e këtij komuniteti prej nga vijnë donatorët dhe jo vetëm rëndësinë që ka donacioni por, për rëndësinë që ka mobilizuar dhe aktivizuar një numër të madhë të pjesëmarrësve të cilët përmes atyre 40 vetave që kan performuar aty kanë arritur që në një mënyrë ta njohin Kosovës”,ka potencuar Svarqa.

 

Një donacion i tillë është mirëpritur edhe nga drejtuesit e shkollës fillore të fshatit Mirosal.

 

“ Nga ky donacion shkolla ka përfituar, 4 kompjuter, 3 llaptopa, 1 printer, 1 projektor, 20 banka, 50 topa për nxënës dhe lyerjen e brendëshme të shkollës”, tha drejtori Naim Bytyqi.

 

 

 

Koordinatorja e këtij projekti Alberta Maloku, tregoi se si ka ardhur deri te kontakti me donatorin e këtij projekti.

 

 

Komuna e Ferizajt dhe drejtoria e shkollës, si dhe përfaqësues të kampit Bonstill me këtë rast  në shenjë falenderimi ndanë edhe mirënjohje për donatorët e këtij projekti. E, nxënësit e shkollës fillore “Mejdi Xhaferi kishin përgatitur edhe një program të pasur kulturo-artistik.