[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkolla e Filmit Dokumentar hap thirrjen për aplikim në Kampin Pranveror



DokuFest i fton të gjithë të gjithë nxënësit që të aplikojnë për kampin pranveror ku do të aftësohen për të xhiruar filma të cilat do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të festivalit.

Kampi Pranveror mbahet nga 23 – 26 mars në Prizren.

Deri më tani katër gjenerata të nxënësve kanë kaluar nëpër shkollën e filmit dokumentar dhe që nga viti 2013 janë prodhuar 22 filma të shkurtë dokumentar që trajtojnë tema të ndryshme shoqërore. Shkolla e filmit është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut përmes filmit.

Kampi udhëhiqet nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze.

Formulari për aplikim, në tre gjuhë mund të gjendet në webfaqen tonë http://dokufest.com/sq/shkolla-e-filmit-dokumentar-hap-thirrjen-per-aplikim-ne-kampin-pranveror-2/

Afati i fundit për aplikim është 10 mars 2017!

Filmat e gjeneratave të mëparshme mund të shikohen në kanalin zyrtar të DokuFest në Vimeo: https://vimeo.com/user10268202/Botapress.info