[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkodër, gjendet trupi i pajetë i një personi



Pasditen e sotme, në Shkodër, është gjetur në një kanal vaditës, trupi i pajetë i një personi.

Viktima është 61-vjeçari Gjergj Bari, trupi i të cilit u gjet në një kanal vaditës, në fshatin Dragoq të Postribës, raporton Tch.

Nga hetimet e para, të kryera nga Policia e Shkodrës, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.

Gjergj Bari ishte me origjinë nga fshati Theth i Dukagjinit, por prej kohësh banonte në Bathore.

Dyshimet janë që viktima, i gjetur në kanalin vaditës, të jetë mbytur, por grupi hetimor ka nisur hetimet për të gjitha shkaqet e mundshme.