Këshilli Drejtues shkarkon nga detyra rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj, shkruan Gazeta Botapress.
Është bërë e ditur se Këshilli Drejtues e ka shkarkuar rektorin Temaj përmes votimit të fshehtë. Sipas njoftimit, Temaj është shkarkuar me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim.
“Në mbledhjen e mbajtur më 06.07.2021, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhet në njoftim./Botapress/