[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkarkohet Kryeshefi i ‘Trafikut Urban’ Halil Mustafa (Dokument)



Halil Mustafa është shkarkuar nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të “Trafikut Urban”, dhe në vend të tij përkohësisht, si Ushtrues Detyre është emëruar Hafir Hamiti.

Hafir Hamiti do të ushtroj ketë detyrë deri në përzgjedhjen e Kryeshefit të ri Ekzekutiv, thuhet në njoftimin e Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban”.

“Njoftoheni se Bordi i Drejtorëve NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë vlerëson se z. Halil Mustafa ka dështuar të ushtroj funksionin e përcaktuar si Kryeshef Ekzekutiv i NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë, duke mos krijuar kushte për punë për Bordin e Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë dhe duke mos ushtruar ndikimin e tij si drejtues i ndërmarrjes”, thuhet në njoftim, përcjell “Zeri.info”

 

Image