Shkarkimi i Abazoviqit alarmon këshilltarin e Kurtit, frikësohet se në vjeshtë mund ta shkarkojnë shefin e tij

Këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, ka reaguar pas rrëzimit të Dritan Abazoviqit nga pushteti. “Mali i Zi nuk mban në pushtet serbofilët shqiptar, ne tradicionalisht i kemi mbështetur, ose i kemi alternuar me grekofilë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Botapress.info

Tutje ai ka shprehu frikën se në vjeshtë mund të rrëzohet edhe shefi i tij, Kurti.

“Kryesisht me arsyetimin se kemi probleme socialë: në çdo çast ekzistence dhe historie na duhet ta luftojmë varfërinë, larg “çdo” nacionalizmi dhe populizmi. Nacionalizmi nuk na siguron “punë” e “bukë”, Serbia po. Prandaj, mbase në vjeshtë dhe me protesta të gjera sociale, duhet rrëzuar qeveria “e paaftë” e Kurtit. Dhe, në mos me vetë Abazoviqin, ta zëvendësojmë me ndonjë homolog të tij. Por, a kemi”, ka shkruar tutje Feraj, transmeton Gazeta Botapress.info.

ngjashme