[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkaku i Ramush Haradinajt, Serbia bojkoton Francën për tre muaj



 

Pasi Gjykata franceze e Colmar, liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbia ka ftuar përsëri ambasadorin e këtij vendi në konsultime.Përveç kësaj shteti serb nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje në Francë për tre muajt e ardhshëm.Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq që ka theksuar se për 90 ditët e ardhshme, asnjë ministër apo drejtor i ndonjë kompanie publike nuk do të jetë pjesëmarrës në asnjë takim në Francë dhe se nuk do të udhëtojë për në këtë vend.