[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shikoni cilin yll kishte ëndërr të takonte Messi



Lionel Messi pa frikë mund të quhet një nga futbollistët më të suksesshëm dhe më të talentuar në botë. Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e rëndësishëm për futbollistin e Barcelonës pasi gjatë përballjes  Real Madrid-Barcelona ai shënoi golin e 500 në karrierën e tij dhe të 450-in për Barcelonën.

Ndërkohë që të shumtë janë fansat që e konsiderojnë idhull dhe ëndërrojnë ta takojnë nga afër futbollistin e mirënjohur, edhe Messi ka të preferuarit e tij. Jemi duke folur për një aktore shumë të famshme, e cila ditët e fundit është shpallur, për të pestën herë, gruaja më e bukur e botës. Jemi duke folur për Julia Roberts, e cila është edhe aktorja e preferuar e Messi-t.

Ky takim ka qenë si një surprizë pas një arritjeje të madhe, siç shkruan dhe vetë Messi në rrjete sociale.

“Pas një fitoreje të madhe, unë takova një nga aktoret e mia të preferuara, Julia Roberts”,- shkruan ai./Blitz.al/