• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shikojeni dallimin e madh të koeficientit të pagës së policit dhe ushtarit (Dokument)

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Me ligjin e ri të pagave, Policia e Kosovës ka dukshëm më të ulët koeficientin në krahasim me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Madje kjo ka bërë që Sindikata e Policisë së Kosovës ti drejtohet sot me një letër Avokatit të Popullit për dërgimin e Ligjit të pagave në Gjykatën Kushtetuese.

Por nuk është vetëm dallimi i madh i koeficienteve mes PK-së dhe FSK-së që kanë bërë policët të jenë të pakënaqur.

LEXO EDHE KETE

Klikimet që mundësuan vjedhjen historike nga thesari i Kosovës

Nga avokati Naim Qelaj është kërkuar që ta çojnë në Kushtetuese këtë ligj, përkatësisht disa nene të cilat ndërlidhen me policët e Kosovës.

Në këtë letër të nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, është kërkuar nga Avokati i Popullit që të dërgohen në Kushtetuese neni 26 lidhur me rrezikshmërinë në punë, neni 35 dhe 36 për kompensimet për kujdestari punë gjatë natës si dhe shtojca për nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësit të administratës së shërbimet publik.

“Për më shumë Ligji për Paga nuk saktëson se në çfarë përqindje shuma e dedikuar për shtesën e rrezikshmërisë do t’i ndahet Policisë së Kosovës, sepse shuma prej 1% është e paraparë për të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo nuk garanton siguri juridike të trajtimit me ligj të një të drejte të të punësuarve ashtu siç është kompensimi për jetën dhe shëndetin. Siç shihet kjo shtesë do të jetë simbolike në raport me rrezikimin e jetës dhe shëndetit të zyrtarëve të PK-së si dhe do të ndikojë negativisht në të ardhurat neto për zyrtarët në disa kategori. Në kuadër të Policisë së Kosovës janë 8704 personel policorë dhe në kuadër të këtij numri 7792 janë zyrtarë të uniformuar. Nëse kjo shumë ndahet tek të gjithë zyrtarët e uniformuar në mënyrë të barabartë i bie se për pagën bazë të zyrtarit policor të lartë mund të jetë rreth 10 për qind e pagës në muaj. Kjo është një shumë e ulët dhe e padrejtë në raport me rrezikun për jetën dhe shëndetin”, thuhet në letrën e Sindikatës së Policisë dërguar tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

Po ashtu edhe Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë kërkuar nga Avokati i Popullit që ta çojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetues.

Kerkesa-e-Sindikates-se-Policise-drejtuar-Avokatit-te-PopullitDownload

 

Tags: KOEFICIENTIpagaPolici-FSK

Të ngjashme

Aktuale

Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Pushtetit i çelen dyert ne Uashington, Konjufca diskuton me Escobarin për Asociacionin

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Tubimi i Shefqet Krasniqit: Politikanët bojkot, zero gra, iftari me ilahi të Adem Ramadanit
  • Sulmi ndaj Top Channel, presioni nga familjarët – të shtunën finalja e Big Brother VIP Albania?
  • Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind
  • Hoti kritika për Kurtin: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit
  • Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.