Për shtatë ditë në Kosovë bazuar në një llogaritje të thjeshtë del se kanë humbur jetën 101 persona në tërë vendin, si pasojë e infektimit me COVID 19.Krahas këtyre vdekjeve, numri i personave të moshave të ndryshme që janë prekur nga virusi arrinë shifrën e mbi 15 mijë sosh, shkruan GazetaBlic.Me 20 gusht janë regjistruar 4 vdekje dhe 2.225 raste të reja, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Vetëm një ditë më vonë numri i vdekje ishte dyfishuar, nga 4 sa ishin me 20 gusht, në 8 gjithsej, e ku 2279 qytetarë u konfirmuan si pozitivë.Numri i të vdekurve ka shkuar në rritje me 23 gusht. 11 qytetarë kishin humbur jetën përderisa ishin infektuar me virus 1.682 persona të tjerë.
Katër ditë më vonë bazuar në raportin e MSH që publikohet çdo ditë në orën 15:00, 17 qytetarë humbën betejën me virusin me kurorë. Po në këtë ditë, raste të reja me COVID 19 shkuan në 1.067.
13 të vdekur dhe 1901 raste ishte balanci i datës 25 gusht të këtij viti.Rekordi i zi ishte shënuar që nga fillimi i pandemisë sa përket rastit të vdekjeves më datën 26 gusht, ku si pasojë e prekjes nga COVID 19, 18 qytetarë të moshave të ndryshme kishin vdekur, përderisa 2.295 të tjerë u regjistruan si të infektuar.Këtë të premte (27 gusht) ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e 16 qytetarëve të Kosovës, e ku si raste të reja me infektim ishin 2.098 /Gazeta Botapress./