Shifra marramendëse: Kaq kushtoi fustani që veshi Arbanes në natën e parë të BBVIP

Për paraqitjet e saja televizive në ekran, kohëve të fundit, gazetarja dhe moderatorja Arbana Osmani nuk është kursyer aspak me veshjet.

Për të dytin edicion me radhë, Arbana është vendosur në krye të Big Brother VIP Albania si moderatore e emisionit.

LEXO EDHE KETE

Juliana: Në Kosovë nuk është që s’ka punë, por njerëzit nuk dëshirojnë me punu

Në natën e parë të spektaklit të BB VIP Albania 2, Arbana u paraqit me një fustan me ngjyrë të kuqe, që duket se i ka kushtuar shumë xhepit të saj.

Ky fustan, i markës “Magda Butrym”, të cilën Arbana e veshi natën e parë të spektaklit, kap shifrën e hiq më pak se 3725 dollarë, që përkthehet në 3,500 euro.

Ndryshe, ajo tërhoqi vëmendjen edhe me veshjet që pati në katër netët e Festivalit të Këngës në RTSH.

Veshja që spikati më së shumti ishte ajo e natës së parë të festivalit, ku Arbana kishte përzgjedhur një ‘look’ të kompletuar të markës Valentino, që kushtoi plot 4,110 euro.

ngjashme