[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sherifi: Këtë vit do të kemi zgjedhje të parakohshme



“Viti 2016 është një viti humbur! Sikur në rrafshin e zhvillimeve të brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ndërsa për vitin e ardhshëm presim zgjedhje të parakohshme në të cilat qytetarët e Kosovës do ta dënojnë me një votë plebishitare këtë mazhorancë të dështimit”.

Kështu ka thënë në një intervistë për lajmi.net, sekretari i NISMA-së për Kosovën, Bilall Sherifi.

“Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë ashtu siç është arritur mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë nuk ekziston më. Atë marrëveshje e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese dhe kushdo që do të provojë ta ri fuqizojë atë bën shkelje të rëndë së pari të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe gjithsesi edhe  të kushtetutës së Kosovës. Rrjedhimisht, askush nuk ka të drejtë ta rikthejë në jetë sërish këtë marrëveshje”, ka thënë Sherifi./Lajmi.net/