[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shënohet 19-vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut



 

Në Drenoc të Rahovecit është shënuar 19 vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se kjo ditë është nga ato ditët e mëdha të historisë kombëtare që i bën të ndihen krenar.

Ai theksoi se sot është dita kur ushtarët që kishin vepruar ilegalisht ‘dolën dhe thanë se ne jemi ata që do të luftojmë për vendin tonë’.

“Lufta për liri nuk do të fitohej nëse Feimi si student i dalluar nëse nuk e linte vetëm diplomën që ta merrte në liri qoftë edhe si dëshmor”, tha Vehapi.

Ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, tha se kur të tubohen në këtë vend kanë për qëllim që ta kujtojnë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe ta ruajnë me krenari.

Ai tha se kjo zonë ka qenë ndër më e mëdhatë, ku ka pasur 7 brigada me përfshirje të rreth 30 për qind të territorit të Kosovës.