[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shenjat që tregojnë se mashkulli është i mirë në shtrat



Është përpiluar lista e cila do të mund të zbulojë se a është ai i mirë në shtrat. Do të befasoheni se cilat shenja e zbulojnë dhe herën tjetër kur të zgjidhni, me kujdes përcilleni se si po sillet në restorant, në kuzhinë dhe në palestër.

  1. Jep dhurata të mira

 

Meshkujt zemërgjerë, janë zemërgjerë edhe në shtrat! – transmeton Telegrafi.

 

  1. Interesohet për mendimin tënd

 

Nëse nuk tregon interesim se si ndihesh dhe çka mendon, cilësitë e tilla do t’i bart edhe në dhomën e gjumit.

 

  1. Dëshiron të eksperimentojë me ushqimin

 

Apetiti aventurier do të mund të jetë tregues i prirjeve të tilla dhe në shtrat.

 

  1. Di të vallëzojë

 

Llogaria është e thjeshtë: ritmi i mirë në podiumin e vallëzimit, lëvizje të shkëlqyeshme edhe në dhomën e gjumit.

 

  1. Respekton edhe femrat tuaja në jetën e tij

 

Ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me nënën, është i kujdesshëm me motrat, vajzat e motrave madje edhe me miket tuaja. Për të është me rëndësi se çka mendojnë damat dhe dëshiron t’i impresionojë. Njësoj do të jetë edhe me ty.

 

  1. Ushtron

 

Sa më shumë që ushtron, do të thotë edhe qëndrueshmëri më të madhe. Me fjalë të tjera, ai nuk ka probleme me punën e rëndë fizike, për të arritur qëllimin.

 

  1. Nuk lavdërohet

 

Bandillët të cilët dëshirojnë të lavdërohen para të tjerëve për sukseset dhe aftësitë seksuale, zakonisht janë ata të cilët vetëm provojnë t’i shërojnë komplekset. /Telegrafi/