Shemsi Bunjaku
Tashmë një pjesë e mirë e familjeve tona shqiptare ka në mesin familjar dikënd që ka vendos të bart shami. Mendoj se nuk është problem vendosja e shamis,por problem është kur problem bëhet mos vendosja e shamis,dhe pastaj ky kushtëzim vlersohët si vlerë.
Vrasja e 22 vjeqarës Mahsa Amin në Iran për shkakun se nuk e kishte vendosur shamin mirë mjaft, gjinjë sipas atyre që kan vendosur të tilla kushte, na detyron të reflektojm për enomenin.
Debati për shamin në kontekstin shqiptarë sot për sot nuk ka të bëjë me lirin e të zgjedhurit. Ligjërisht jemi shtet laik dhe neutral në këto çështje, këtë e përcakton neni 8 i kushtetutës.
Por mbi të gjitha debati për shamin ka të bëjë me orientimin tonë kulturor, normat dhe vlerat në shoqri. Problemi është nëse vendosja e shamis promovohët si kushtëzim dhe pastaj provohët të barazvlersohët, të përkthehët në normë e vlerë. Në raste të tilla duhët ndezur alarmi. Kushtëzimi ka doza detyruese dhe si i till detyron qytetarin me ose pa dashje të marrë vendime të ndikuara nga presjoni që vie si pasoj e orientimi kulturor, rrethanave të krijuara dhe normave të pranuara.
Pra kushtëzimi në vetëvete është detyrues, dhe është alarmuese kur ky detyrim vlersohët në shumë raste, apo nga grupe njerzish, si orientim kulturor i dinjëteshëm.
Bie pyetja, çka është e dinjitetshëme?
Diçka që është e dinjitetshëm në shoqrin shqiptare nuk mundët medomos të jetë e dinjitetshme edhe në një shoqri tjetër, apo diqka që është e dinjitetshme në një shori tjetër të jetë e dinjitetshme edhe në shoqrin shqiptare.
Qytetari duhët kuptoj se shamia nuk përcakton dinitetin, ashtu siç nuk përcakton dinjitet fustani i shkurt apo i gjatë. Përcaktues i dinjitetit është ajo që ke brenda në kokë dhe at që ke brenda në shpirt. Shamia në as një rast nuk mund të jetë përcaktuese e moralit të femrës sikur nuk mund të jetë përcaktuese e besmit në zot.
Për mendimin timë gjeneza e çështjes është se në cilin drejtim duam ne të hecim. Duam ti qëndrojm besnik dhe të kultivojm kulturën, identitetin shqiptare,
duam të përvetsojm kulturën që vije nga lindja apo duam të hecim kahë përëndimit. Sigurisht që nuk ka mundsi të mos ndikohemi nga të gjitha kulturat nga pak, sepse edhe psikologjia e spjegon se janë tre element kyq që ndikojn në formimin e përsonalitetit të
njeriut.
Kjo vlen për të gjithë njerzit dhe shoqrit ku ata jetojn. E para dhe shumë e rëndsishme është trashigëmia, e dyta është rrethi apo mjedisi ku jetojm dhe e treta ka të bëjë me aktivitetet që ne si qytetar zhvillojm.
Ajo që unë do e quaja thelbsore është se ne si shoqri duhët vendosim paralelën shqiptare brenda të cilës ne pranojm dhe përjashtojm ndikimet apo ndërhyrjet nga kuturat e jashtme. Ka disa rrugëdalje që unë mendoj kishin me na ndihmuar në ngritjen dhe përshtajen e vlerave dhe normave në shoqrin tonë, në këtë rast edhe në raport me shamin.
E para dhe më e rëndsishmja ne si shoqri duhët të zhvishemi, ama vërtet të zhvishemi nga syzet e ndikimeve fetare kur debatojm për betonizimin e normave dhe vlerave në shoqrin tonë. Nuk them asesi të largohemi nga besimi në zot, por mendoj se edhe nëse feja duhët jetë faktor atëher duhët bëhet përshtatja e fesë faktorit shqiptar e asnjëher anasjelltas.
Në debat argumentimet pro dhe kundër përmbajtjen fetare mos të kenë primare, por at kombtare. Argumentimet dhe kundërshtimet kalojn në ekstrem kur ndikimet fetare luajn rolin kryesor.
Friga se mos dikush po kushtzon apo edhe favorizon besimet e ndryshme shpesh e shpërqendron debatin. Kjo pastaj dërgon uji në mullirin e gabuar,kur dihët që ne jemi shoqri me shumë diversitete që në vete përmbajnë edhe përparsit po edhe mangsit. Ne nuk guxojm të futemi në ekstrem për faktin se si shoqri shqiptare jemi të ndarë në besime.
Shiquar nga kjo prespektiv debati për shamin është debat apo duhët jetë për mendimin tim debat kundër kushtzimit. Feja e shqiptarit duhët jetë liria e plot për shqiptarin.
Jo se dikush zgjedh ta bart shamin, sepse edhe disa nga nanat tona kan bartur shami edhe nëna Terez ka bajtur shami, por gjeneza e qështjes është orientimi kulturor kundrejt kushtzimit.
Ne duhët ti referohemi identitetit shqiptarë kur përcaktojm kufijët brenda të cilve përshtasim vlerat dhe normat në shoqri. Nuk mundemi ta lejojm të quajm të dinjitetshme dhe të pranueshme kushtëzimin.
Vendosja e shamis apo ferexhës e para nuk është orientim kulturor shqiptar, dhe e dyta nëse është kushtëzuese rrezikon të drejtat dhe lirit elementare të njeriut. Në këtë sens është e pa pranueshme.
Jo të gjitha vajzat dhe nënat detyrohën ta vendosin shami, ka nga ato që zgjedhin vet, dhe kjo është në rregull, sepse si shtet laik edhe ligjërisht kan të drejtën e tyre. Dhe qëllimi im nuk është ti trajtoj këto qytetare si të dorës së dytë, që janë të pa afta të marrin vendime autonome për veten e tyre, por them se vetë pranimi si dukuri, si fenomen ndikon në krijimin e një orientimi kultoror që është larg shumë larg orientimit shqiptarë dhe edhe më larg liris së zgjedhjes pa ndikime.
Shpresoj të më kuptoni mirë kur flas për lirin e të zgjedhurit. Kjo vlen për dy grupet. Nuk mundemi ta kushtzojmë askend, njeriu duhët gëzoi të drejtën të vishet si të doji, por në momentin kur mos vendosja e shamis është turp, kur mos vendosja e shamis ta kushtzon paraqitjen në publik, her her ta kushtëzon edhe paraqitjen para anatrve të familjës, kjo quhët kushtëzim i lirës.
Ky kushtzim është i rrezikshëm kur bëhet përcaktues në orientimin tonë kulturor, sepse rrezikon të bëhet normë, pastaj vlerë dhe si e till pra rrezikon balancën dhe interesin shoqnor dhe kombtar.
Në këtë rast mund ti refrohemi edhe ngjarjeve në Iran ku e ashtuquajtura polici e ruajtjës së moralit rrahu deri në vdekje 22 vjeqaren, me arsyen sipas tyre, se ajo nuk e kishet vendosur shamin sic kërkojën ata që kushtëzimin e interpretoin si normë dhe vlerë dhe më pas edhe si ligj.
Besoj se këtë nuk e dëshiron asnjën shqiptarë me logjikë të shëndosh. Arsyeja pse i referohëm këti rasti është se edhe në Irani deri në vitin 1979 femrat gëzonin të drejtën e veshjës si donin, mirpo me ardhjen në pushtet,përmes revulucjonit, konservativët shumë shpejt e ndryshuan Iranin, kushtzimin e vendosën si ligj dhe normë, dhe pastaj të drejtat e femrës në veqanti për mos vendosjen e shamis u shkelën dhe shkilën deri edhe me vdekje.
Rastet si kjo është alarmante dhe duhët shoqria të jetë vigjilente.Kultura apo orientimi ku vlerë llogaritet fshefja e femrës pas një shamie apo pas një perdje është orientim që fyen s´pari dinjitetin e femrës, identitein kombtar, pastaj rrezikon lirin e vetvedosjes, zhvillimin dhe organizimin e shoqris drejt shprehjes dhe lëvizjës së lirë.
Mendoj se pa fanatizëm duhët të debatojm, duke kujdesur për të drejtat e njeriut. Por nëse nuk e thomi sot nesër mund të jetë edhe më e vështir, sepse sic thoshte gjermani Martin Niemøller pas shtatë vjetësh në kampin e përqendrimit në Dachau: Së pari ata morën hebrenjtë dhe unë nuk thashë asgjë sepse nuk isha hebre. Pastaj ata morën komunistët, dhe unë nuk thashë asgjë sepse nuk isha komunist.
Pastaj ata morën njerëzit e sindikatës dhe unë nuk thashë asgjë sepse nuk isha anëtar i asnjë sindikate. Dhe një ditë ata më morën edhe mua, dhe pastaj nuk mbeti askush që mund të thoshte diçka.