[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shefqet Salihu: Dr. Rugova ishte ora më e saktë kombëtare !!!



Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti një nga figurat më emblematike që patëm gjatë historisë. Ai u shfaq në skenën tonë politike, atëherë kur më së shumti i duhej atdheut. Ai u shfaq atëherë kur intelektualët e tjerë, që pritej të dilnin në ballë të popullit, heshtën. Këtu qëndron madhështia e tij kombëtare. Dhe intelektuale. Intelektualët e mirëfilltë i prijnë popullit atëherë kur këtij i kanoset qenia fizike. Intelektualët e rrejshëm bëjnë zhurmë dhe heshtin kur duhet të flasin për atdheun. Kur duhet të sakrifikohen për të. Andaj, duke qenë prijës i vërtetë, sapo e formoi LDK-në, dr. Rugova u bë njeriu më i dashur ndër shqiptarët. U bë i tillë, sepse populli ishte i vetëdijshëm se vetëm atdhetarët dhe intelektualët e vërtetë, e marrin guximin …