[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shefja e BE-së: Nuk ka marrëveshje për murin në veri



Botapress, 31 janar – Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë sot se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje rreth çështjes së murit në veri të Mitrovicës, dhe se diskutimet ende vazhdojnë.

Sot në mëngjes u raportua se një marrëveshje për murin ishte arritur gjatë vikendit mes Mustafës, Apostolovës dhe Rakiqit. Dhe se muri do të hiqej nga vetë serbët, me arsyen e rrezikut që paraqet për vetë banorët e veriut dhe për sigurinë e tyre publike në rast të, shembull, ndonjë fatkeqësie.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Apostolova ka shkruar se do të ishte e lumtur nëse një marrëveshje për murin në Mitrovicë do të ekzistonte, transmeton Express.

“[Do] të isha e lumtur sikur të kishim një marrëveshje për murin në Mitrovicë, por nuk është kështu”, ka shkruar ajo.

Ajo shpreson se një zgjidhje do të gjendet për këtë çështje.

“Diskutimet vazhdojnë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje shumë shpejt”, ka shtuar ajo.