Nuk është hera e parë që pronari i ‘Meka halal Food’, Burim Piraj bën gjest për lakmi. Piraj shquhet se është mjaft i kujdesshëm për respektimin e të drejtave të punëtorëve por edhe plotësimin e kërkesave të tyre.
Këtë vit kur çmimet për secilën kategori sa vijnë e rritën, por në Kosovë, pagat nuk po rriten, Piraj ka vendosur të bëjë diferencën. Nga ky muaj punëtorët e kësaj kompanie do të marrin pagën me ngritje por në fund të vitit do t’i marrin edhe rrogën e 13 dhe 14.
Është vet Burim Piraj që ka bërë këtë njoftim për punëtorët e tij përmes rrjetit e tij social.
Ky është postim:
“Të nderuar miq të mi!
Unë po e ndaj me ju këtë lajm para se me marr vesh bashkëpunëtorët e mi!
Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5% . Paga 13 plus 14 vazhdon me emër të Zotit sepse e kemi realizuar planifikimin për këtë vit 100% Elhamdulilah.
Zoti ju bekoftë!
Qoftë paqja mbi ju!”