Bëhet e ditur se Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka dënuar pushtimin rus, thotë se mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe i ka ofruar Kievit mbështetje ushtarake, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Por Turqia, një fqinj i Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi, gjithashtu kundërshton sanksionet perëndimore kundër Moskës, me të cilën ndan lidhje të rëndësishme të mbrojtjes, energjisë dhe turizmit.
Siç raportohet, Erdogan kundërshtoi një vendim të SHBA-së për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë për të sulmuar brenda Rusisë, duke thënë se kjo do të ndezë më tej konfliktin.
Ndryshe, gjatë takimit, Erdogan dhe Rutte do të diskutojnë gjithashtu heqjen e pengesave të prokurimit të mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s dhe luftës së përbashkët të aleancës ushtarake kundër terrorizmit