[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shefi i NATO-s: Do t’i rezistojmë ndikimit rus në Ballkan



NATO është duke iu ndihmuar qeverive të Ballkanit Perëndimor që t’i ndërtojnë organet e mbrojtjes dhe inteligjencës, në mënyrë që t’iu rezistojnë ndikimeve politike, veçanërisht nga Rusia, ka thënë sot në Sarajevë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kreu i NATO-s nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Duke folur gjatë vizitës në Sarajevë, Jens tha se aleanca është në dijeni të ndikimit të rritur rus në Ballkan dhe intervenimin rus në porceset politike në Mal të Zi, transmeton Express.

Shefi i NATO-s do ta vizitojë edhe Kosovën nesër.

“Jemi duke i përcjellë këto nga afër. Ne punojmë me partnerët tanë, përfshirë Malin e Zi, që t’iu ndihmojmë atyre t’i forcojnë kapacitetet e inteligjencës dhe institucionet e mbrojtjes”, ka thënë Stolteneberg.

Mali i Zi pritet që t’iu bashkohet NATO-s këtë vit, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga Rusia. Vitin e kaluar, autoritetet malazeze e akuzuan një grup serbësh dhe rusësh për planifikimin e një puçi gjatë zgjedhjeve të 19 tetorit, në mënyrë që t’i ndihmonin një aleati opozitar që të vinte në pushtet.

Qeveria ruse e ka mohuar përfshirjen.

“Mënyra më e mirë për ta rritur rezistencën ndaj çfarëdo ndikimi të jashtëm apo politik, është që të sigurohemi se institucionet në vendet e ndryshme të Ballkanit janë të forta, modernizuara dhe reformuara”, ka thënë Stoltenberg.