• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

SHBA ua ndaloi hyrjen, a paraqesin rrezik afganët e mbetur në Kosovë, flasin nga ambasada amerikane

nga Bota Press
20 Maj, 2022
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Mediumi amerikan Axios raportoi se disa afganë që janë të strehuar në Kosovë u është ndaluar hyrja në SHBA shkaku i dyshimeve për lidhje të mundshme me talibanët. Për këtë çështje ka folur për Gazetën një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë. Sipas këtij zëdhënësi qeveria amerikane përmes një ekipi po punon për verifikimin e afganëve që ndodhen në kampin Bondsteel në Kosovë dhe procesi kërkon kohë pasiqë përfshin shumë agjenci qeveritare. Por sipas ambasadës, afganët që ndodhen në Kosovë nuk paraqesin asnjë rrezik për Kosovën.

“Ne jemi në dijeni të raportit të Axios. Ne nuk mund të komentojmë për raste specifike për shkak të konsideratave të privatësisë. Për afganët që ende strehohen përkohësisht në Camp Liya në Bondsteel, një ekip qeveritar i koordinuar ndërinstitucional i SHBA-së po punon intensivisht për të verifikuar dhe kontrolluar këta afganë në mënyrë që të përcaktojë përshtatshmërinë e tyre për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara në përputhje me ligjet dhe politikat e SHBA-së. Ky proces shqyrtimi dhe verifikimi është gjithëpërfshirës, ​​kërkon kohë dhe përfshin shumë agjenci qeveritare”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Por sipas zëdhënësit të ambasadës amerikane, afganët që ndodhen në Kosovë nuk paraqesin rrezik për Kosovën anipse disa nga ta s’e kanë kaluar testin e sigurisë për t’u vendosur në SHBA.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të koordinojnë ngushtë dhe të njoftojnë Qeverinë e Kosovës në lidhje me statusin e afganëve që i nënshtrohen kontrolleve gjithëpërfshirëse të sigurisë dhe kërkesave mjekësore në Kampin Liya. Së bashku me partnerët tanë të Qeverisë së Kosovës, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e afganëve të strehuar në Kampin Liya në Bondsteel dhe nikoqirëve të tyre, popullit të Kosovës. Afganët e pritur aktualisht në Kampin Liya në Bondsteel nuk paraqesin asnjë rrezik për popullin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit.

Refugjatët afganë në Aeroportin e Prishtinës

 

Për afganët që kanë ikur nga regjimi i talebanëve por që s’i kanë kaluar kontrollet e sigurisë, SHBA-ja nuk do t’i kthejë në Afganistan përveç nëse të njëjtit duan të kthehen vullnetarisht.

“Afganët që nuk janë në gjendje të kalojnë kontrollet e nevojshme gjithëpërfshirëse të sigurisë nuk do të lejohen të udhëtojnë më tej në Shtetet e Bashkuara. Në këto raste, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me ata individë për të gjetur zgjidhje alternative, të qëndrueshme bazuar në preferencat e tyre, familjen, punësimin dhe lidhjet e tjera. Kjo përfshin koordinimin brenda partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve për të identifikuar vendet që dëshirojnë të rivendosin këta afganë, ose, kur një afgan dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, duke u përpjekur t’i ndihmojë ata me këto marrëveshje. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk do të lehtësojnë riatdhesimin e asnjë afgani në Afganistan nëse ata nuk dëshirojnë të kthehen”, ka thënë ai tutje.

Afganët e strehuar në Kampin ushtarak Bondsteel

Gatishmëria e Kosovës për t’i strehuar afganët që janë larguar nga vendi i tyre është duartrokitur vazhdimisht nga zyrtarët amerikanë.

Strehimin e afganëve nga ana e Kosovës, SHBA-ja e sheh si demonstrim të lidershipit humanitar në skenën botërore.

“Shumica dërrmuese e udhëtarëve afganë të strehuar përkohësisht në Camp Liya në Bondsteel, pasi kanë kaluar të gjitha kërkesat e verifikimit të sigurisë dhe mjekësore, tashmë janë pranuar në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, deri më tani, falë bujarisë së Kosovës, afro 600 afganë janë larguar nga Kosova për t’u zhvendosur përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Afganët vazhdojnë të nisen nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara pasi t’i kenë kaluar proceset e shqyrtimit dhe verifikimit dhe të kenë marrë lejet e nevojshme mjekësore dhe imunizimet.  Shtetet e Bashkuara janë thellësisht mirënjohëse për Kosovën për rolin e saj bujar në pritjen e përkohshme të afganëve. Oferta e hershme, bujare e Kosovës për të pritur afganët është një testament i dhembshurisë së kosovarëve dhe një demonstrim i lidershipit humanitar të Kosovës në skenën botërore”, ka thënë ky zëdhënës.

Medium amerikan, Axios, raportoi para disa ditësh duke u thirrur në burime brenda administratës Biden se disa afganë që ndodhen përkohësisht me strehim në Kosovë u është refuzuar hyrja në ShBA shkaku i shqetësimeve të sigurisë dhe lidhjeve të mundshme me talebanët./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e të birit

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Kërcënon aleati i Putinit: Nëse shpërthen Lufta III Botërore, ky është qyteti i parë që do të bombardojmë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Fermeri nga Krusha e Madhe: Nuk po gjej punëtorë as me pagë 20 euro në ditë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Lajme

Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Shtëpi, toka e vetura të shtrenjta: Zyrtarit të LVV-së që ka mbi 1 milionë dollarë nëpër banka
  • Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e të birit
  • Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, s’ka më ndalesa në vikende
  • Kërcënon aleati i Putinit: Nëse shpërthen Lufta III Botërore, ky është qyteti i parë që do të bombardojmë
  • Fermeri nga Krusha e Madhe: Nuk po gjej punëtorë as me pagë 20 euro në ditë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.