• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

SHBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

nga Bota Press
10 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, megjithëse rikujtuan se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i të gjitha 30 vendeve anëtare të Aleancës.

Mbështetjen amerikane për Kosovën dhe aspiratat e saj në këtë drejtim e ka shprehur zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Jeffrey Adler.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, tha Adler.

Jeffrey Adler po ashtu rikujtoi se “të gjitha vendimet e Aleancës, përfshirë edhe për Partneritetin për Paqe, merren me konsensus”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Kosova do të kërkojë që të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe.

Nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 27 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Se mosnjohja nga katër vendet anëtare mund të jetë pengesë politike për anëtarësimin e Kosovës në Partneritet për Paqe e ka thënë edhe një burim nga NATO javën e kaluar, duke rikujtuar gjithashtu parimin e miratimit të vendimeve me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Tags: FSKNATO

Të ngjashme

Aktuale

Tahiri ia kthen Muratit: Ministër më spekulant e manipulues s’kemi pasë kurrë

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

“Mos gabo kurrë më”, deputetja e LDK-së nervozohet pasi e qortoi ministri Murati

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

Abdixhiku takon Gjukanoviqin: Mali i zi, partner strategjik i Kosovës

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

“Janë identifikuar 44 të dyshuar për masakrën e Dubravës”, reagon Prokuroria Speciale

nga Bota Press
19 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Tahiri ia kthen Muratit: Ministër më spekulant e manipulues s’kemi pasë kurrë
  • “Mos gabo kurrë më”, deputetja e LDK-së nervozohet pasi e qortoi ministri Murati
  • Abdixhiku takon Gjukanoviqin: Mali i zi, partner strategjik i Kosovës
  • Tahiri ia lypë Kurtit rrogën për Fondin e Sigurisë, vë bast me mandatin e tij të deputetit për shumën që është mbledhur
  • Lajçak e Escobar: Kosova është palë e barabartë në dialogun me Serbinë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.