[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

SHBA “blindon” Shqipërinë me mjete ushtarake



Botapress, 18 Janar

Ushtria shqiptare duket se do të pajiset së shpejti me disa mjete të tjera tokësore dhe të blinduara. Albanian Armed Forces, njoftojnë jo zyrtarisht në faqen zyrtare se 70 blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë këto ditë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë) dhe në muajt në vazhdim do vijnë dhe 180 të tjera

Shqipëria do i paguajë Amerikës vetëm 15 milionë Euro për to, pjesa tjetër vjen si shpërblim për punën e mirë dhe kontributin kolosal të FA në misionet në Afganistan e më gjerë. Shqipëria ka edhe një kontratë 10 milionë euro me Italinë për furnizimin e Ushtrisë Shqiptare me rreth 5000 armë automatike duke hequr kështu nga shërbimi kallashin (duke e kaluar në armatim rezervë). Gjithashtu ekziston edhe një kontratë me Turqinë, por nuk dihet se çfarë armatimesh do të merren.